Telegrafi

Nga LeBron James te Jackson e Miles Bridges, top aksionet në NBA

Ndeshje fantastike janë zhvilluar mbrëmë në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Të gjithë vëmendjen e mori LeBron James me 56 pikët e tij ndaj Golden State Warriors duke rikthyer Lakers te fitoret.

Nuk kanë munguar si gjithmonë edhe aksionet atraktive në elitën e basketbollit amerikan.

Kanali zyrtar i NBA në YouTube ka publikuar edhe top aksionet e mbrëmjes, ku ka bllokada, asistime e ngulitje fantastike.

LeBron James, Miles Bridges, Jackson JR apo Karl Anthony-Towns janë disa nga lojtarët që kanë zënë vende në Top-10 aksionet e mbrëmjes. /Telegrafi/