Telegrafi

Nga LaVine te Clark e Miles Bridges – top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar 10 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadrat mysafire kanë qenë më të suksesshme, pasi gjashtë nga to kanë triumfuar në udhëtim, derisa katër ekipe vendase kanë marrë fitore para tifozëve të tyre.

Chicago Bulls ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Toronto Raptors 111:105, derisa fitore ka marrë edhe Miami Heat përballë New York Knicks 110:96.

Lexo po ashtu Chicago dhe Miami marrin fitoret e radhës në NBA

Kampioni në fuqi i NBA, Milwaukee Bucks është mposhtur në udhëtim te Cleveland Cavaliers 115:99, kurse humbje ka pësuar edhe Brooklyn Nets para tifozëve të vet nga Denver Nuggets 118:124.

NBA ka zgjedhur top 10 aksionet më të mira nga këto takime të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zach LaVine është rikthyer nga lëndimi dhe menjëherë ka zënë vend në aksionet më të mira, ashtu si edhe Miles Bridges e Clark me ngulitje fantastike. /Telegrafi/