Telegrafi

Nga La Liga te Bayern Munich, gjithmonë transferimet dalin të suksesshme- Shtatë yjet që shkëlqyen në Gjermani (Foto/Video)

Të martën Bayern Munich bëri zyrtare transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid.

Kolumbiani është huazuar për dy vite te klubi bavarez.

Lojtarë si Arjen Robben dhe Xabi Alonso janë të fundit që kanë zbarkuar nga La Liga në Allianz Arena.

Lexo po ashtu James duhet të luftojë për një vend në formacion edhe te Bayern Munich, tri pozitat ku mund të luajë kolumbiani (Foto)

Lojtarët e ardhur nga La Liga te Bayern Munich kanë shkëlqyer gjithmonë duke i dhënë trofe klubit. /Telegrafi/

Bixente Lizarazu: Nga Athletic te Bayern në vitin 1997

Francezi me origjinë baske erdhi në vitin 1997. Ai luajti për 10 sezone duke u kthyer në një legjendë të klubit, kur edhe u pensionua në vitin 2007.

Roy Makaay: Nga Deportivo te Bayern në vitin 2003

Sulmuesi erdhi në vitin 2003. Ai erdhi si sulmues top nga La Liga ku shënoi 29 gola. Ai për katër sezone shënoi 78 gola.

Van Bommel: Nga Barça te Bayern në vitin 2006

Van Bommel erdhi nga Barcelona pasi e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2006. Ai qëndroi për katër vite ku u kthye në një lojtar elitar. Dy vite ishte edhe kapiten pasi u pensionua Oliver Kahn.

Arjen Robben: Nga Real Madrid te Bayern në vitin 2009

Lista e holandezit me trofe pas largimit të tij nga Real Madridi është e madhe. Ai erdhi në vitin 2009 dhe ende është prezent. Ai e ka shënuar edhe golin e fitore që i dha Ligën e Kampionëve klubit gjerman.

Javi Martínez: nga Athletic Club te Bayern në vitin 2012

Martinez erdhi te Bayern Munich si rekord transferim nga klubi. Ai luajti si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje.

Thiago Alcántara: Nga Barcelona te Bayern në vitin 2013

Thiago erdhi me rekomandimin e Pep Guardiolas. Pas tri sezoneve me Barcen ai u largua për 25 milionë euro. Ai ka treguar sukses të madh duke u bërë mesfushori kryesor.

Xabi Alonso: Nga Real Madrid te Bayern në vitin 2014

I fundi që zbarkoi nga La Liga te Bayern është Xabi Alonso. Ai erdhi nga Los Blancos para tri viteve. Alonso luajti shumë mirë dhe u pensionua këtë verë.