Ndonëse emrat mund të jenë të veçantë, ata nuk janë të vendosur në gur dhe mund të ndryshojnë gjatë gjithë jetës.
Disa yje të famshëm u dhanë foshnjave të tyre emra të caktuar dhe shpejt e kuptuan se thjesht nuk u përshtateshin atyre. Për shembull, këngëtarja Grimes shkurtoi emrin e pazakontë të vajzës që kishte me Elon Musk. Por, ajo nuk është e vetmja.
Në vijim janë pesë prindër të famshëm që ndryshuan emrat e fëmijëve të tyre:
Kylie Jenner dhe Travis Scott
Kylie Jenner dhe partneri i saj, Travis Scott, njoftuan për lindjen e djalit të tyre Wolf Webster në shkurt të vitit 2022. Pak më vonë vendosën që emri nuk i shkonte. Një vit më vonë ata njoftuan se emri i djalit ishte Aire Webster.
Grimes dhe Elon Musk
Më 23 mars, këngëtarja Grimes konfirmoi se kishte ndryshuar emrin e vajzës së saj nga Exa Dark në Y, e cila shqiptohet si fjala ‘why’ (pse).
Grimes dhe Musk e quajtën djalin e tyre dyvjeçar X Æ A-12, por duhej ta ndryshonin atë në X Æ A-Xii, pasi shkelte ligjet e Kalifornisë për emrat.
Y 🐉 C pic.twitter.com/esTg8e5Gr7
— 𝖦𝗋𝗂𝗆𝖾𝗌 ⏳ (@Grimezsz) March 23, 2023
Amy Schumer dhe Chris Fischer
Komikja Amy Schumer e quajti djalin e saj Gene Attell Fischer, për nder të komikut David Attell. Por, më pas ajo e ndryshoi atë në Gene David Fischer, sepse – shpjegoi ajo – Gene Attell tingëllonte si fjala ‘genital’ (gjenital).
Kourtney Kardashian dhe Scott Disick
Kourtney Kardashian dhe Scott Disick iu deshën pak kohë për të zgjedhur një emër për djalin e tyre të dytë. Edhe pse zyrtarisht nuk e ndryshuan, në shtëpi e quanin Preston për t’u siguruar që emri i shkonte djalit. Në fund e quajtën Reign.
Caterina Scorsone
Aktorja e serialit “Grey’s Anatomy”, Caterina Scorsone, vajzën të cilën e lindi në dhjetor të vitit 2019 e quajti Arwen. Katër muaj më vonë, ajo vendosi që do ta thërriste ende me emrin e saj të mesëm, Lucinda. /Telegrafi/