Adnan Memed, njëri nga identifikuesit, fytyra e të cilit është parë brenda në Kuvendin e Maqedonisë gjatë protestës së dhunshme, është arsyetuar se nuk ka hyrë të sulmojë deputetët e shumicës parlamentare, por ta mbrojë deputetin Amdi Bajram, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ne fillimisht kujtojmë lexuesit e Telegrafit se Amdi Bajram dhe partia e tij, janë në kooalicion me partinë e Gruevskit dhe logjikisht mund të kuptohet se turma protestuese ishin në cak të sulmit të deputetëve të LSDM-së dhe deputetëve shqiptar.
“Në momentin kur ka ndodhur trauma, unë dhe përcjelljja ime nuk e dinim se ku gjindet deputeti ose në cilën hapësirë. Në kohën kur e kemi gjetur, sepse ambientin në Kuvend nuk e kam pasur të njohur, qartë shihet se jam fotografuar.
Por shihet nga kolona, nuk kam marrë pjesë në mënyrë aktive në ngjarjet, por vetëm si eci te shkallët’, thotë ndër të tjera Memed.
Ai arsyetohet se kamerat e sigurisë mund të shihet se kush ka përdorur dhunë fizike ose ka mbajtur armë.
Ai informacion në të cilin e ka publikuar edhe një parti politike rome, Memed, i vlerëson si tendencioze dhe mashtruese dhe tha se dikush qëllimisht përpiqet të fajësojë atë. /Telegrafi/