Site icon Telegrafi

Nga Kumanova në Montpelje, tregimi i një studenti

21 vjeçari Nikolla Toshiq nga Kumanova ka arritur që të vazhdojë studimet në Francë në Montpelje, në drejtimin e Kimisë së materialeve, përmes paraleles dygjuhësore të gjimnazit ”Goce Dellçev” të Kumanovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Toshiq rëfen se si në Francë vlerësohet cilësia dhe nuk i intereson askujt se nga cili vend vjen. Studenti nga Kumanova tregon se Franca ofron shumë mundësi për të rinjtë, si për studime, ashtu edhe për punësim.

Së shpejti Nikolla Toshiq do të ndjek praktikën në qendrën për hulumtime ”Instutitut Européen de Membranes”, ku për qëllim ka sintetizimin e materialeve të reja kimike të cilat do të përdoreshin në sferën e energjisë ripërtëritëse.

Nikolla nuk është përcaktuar nëse do të kthehet në Maqedoni, megjithatë tregimi i tij dhe komoditeti që ka gjetur ne Francë, na bën të mendojmë se ky student do të vazhdojë të qëndrojë në Montpelje./Telegrafi/

Exit mobile version