E keni menduar ndonjëherë sesa do të kushtonte sot rikrijimi i disa prej monumenteve turistike më të njohura në botë?
Portali “HomeAdvisor” ka analizuar shtatë objekte të tilla, të cilat janë shndërruar në simbole të pazëvendësueshme të qyteteve të ndryshme.
Për të kuptuar koston e ndërtimit, “HomeAdvisor” ka marrë parasysh inflacionin, koston e punës dhe materialin që është përdorur.
Sigurisht që do të befasoheni kur të mësoni se sa do të kushtonte sot ndërtimi i këtyre monumenteve.
1. Big Ben, Londër
Koha që mori për tu ndërtuar: 1 muaj
Kostoja origjinale: 392 000 dollarë
Sa do të kushtonte sot: 222 000 dollarë
2. Statuja e Lirisë
Koha që morri për tu ndërtuar: 9 vjet
Kostoja origjinale: më shumë se 10 milion dollarë
Sa do të kushtonte sot: 1,283, 000 dollarë
3. Statuja në Brazil “Christ the Redeemer”
Koha që mori për tu ndërtuar: 5 vjet
Kostoja origjinale: 250,000 dollarë
Sa do të kushtonte sot: 1,456, 000 dollarë
4. Kulla Eifel, Paris
Koha që mori për tu ndërtuar: 2 vjet
Kostoja origjinale: 36 milion dollarë
Sa do të kushtonte sot: 31,184, 000 dollarë
5. Koloseu, Romë
Koha që mori për tu ndërtuar: 10 vjet
Kostoja origjinale: Dhuruar nga dinastia Flavian në vitin 80 pas erës sonë
Sa do të kushtonte sot: 380,000,000 dollarë
6. Piramida e Gizës, Egjipt
Koha që mori për tu ndërtuar: rreth 30 vjet
Kostoja origjinale: –
Sa do të kushtonte sot: 878,250,000 dollarë
7. Kulla e anuar e Pizës
Koha që morri për tu ndërtuar: më shumë se 800 vjet
Kostoja origjinale: –
Sa do të kushtonte sot: 4,100,000 dollarë