Të arrestuarit e Kukësit, për ngjarjen në Rrugën e Kombit janë sjellë në Tiranë, dhe protesta e djeshme kundër këtyre arrestimeve do të vijojë në kryeqytet.
Selia e Partisë Demokratike ka lajmëruar se deputetë të PD-së dhe qytetarë prej orës 09.00 të së hënës do të jenë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Një ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha doli në konferencë për shtyp për të ripërsëritur kërkesën për lirimin e personave të arrestuar nga policia në Kukës për protestën e së shtunës. /Telegrafi/