Telegrafi

Nga kriza ekonomike në Greqi, po pësojnë edhe kafshët shtëpiake (Foto)

Këto kafshë, që nuk janë mësuar me ambientin e jashtëm po ngordhin rrugëve, sepse gjithmonë kanë qenë në vend të sigurt dhe me ushqim të bollshëm, transmeton Telegrafi.

Për shumë qen dhe mace, nuk po kujdeset askush, teksa ato po sulmohen nga kafshët tjera dhe po mbesin të uritura për ditë tëra.

Sipas raportit të IndeGogo, “organizatat e të drejtave të kafshëve e kanë ngritur këtë shqetësim, por vështirë se dikush nga Athina zyrtare, do të gjejë një zgjidhje për këto kafshë”. /Telegrafi/