Telegrafi

Nga Kosova u largua para 28 vitesh: Filloi gjithçka nga e para, tani kandidon për zgjedhjet komunale në Danimarkë

Sadie Raci-Kajtazaj, nëna e dy fëmijëve e cila së bashku me familjen e saj, nga komuna e Klinës, ka rreth 28 vite që jetojnë në Danimarkë, përkatësisht 17 vite që jetojnë në qytetin Middelfart.

Ajo, siç ka bërë të ditur për Telegrafin, ka vendosur të sfidojë veten edhe duke kandiduar për zgjedhjet komunale të këtij vendi, si pjesë e Partisë Socialdemokrate, zgjedhje që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.

“Në nëntor janë zgjedhjet dhe unë kam një broshurë të veçantë nga të tjerët, ku do të angazhohem ndër tjerash edhe për përkrahje për një grup njerëzish të caktuar me nevoja të veçanta si dhe për integrimin e të huajve, kështu që të huajt të shikohen si një pjesë që din të kontribuojë në shoqëri”, ka thënë Kajtazaj.

Duke folur për biografinë e saj, ajo ka thënë se kur ka shkuar në Danimarkë, thuajse gjithçka kishte filluar nga e para.

“Këtu kam filluar nga e para, kam studiuar në tri Universitete dhe së fundmi kam specializuar në Financa ekonomike, jam edhe menaxhere e marketingut me profesion”, ka thënë ndër tjerash Kajtazaj. /Telegrafi/