Telegrafi

Nga Kosova në Brazil, Amerikë dhe Maldive – Festa e titullit nga tifozët e Liverpoolit nga e gjithë bota

Festa e titullit të Liverpoolit vazhdon ndër tifozë dhe videot kreative dhe të çmendura vazhdojnë të pushtojnë rrjetet sociale.

Faqja e njohur sportive Liverpool Echo ka publikuar një video gjatë ditës së sotme.

Aty shihen tifozët Reds nga e gjitha bota duke festuar titullin e Liverpoolit, i cili erdhi pas plot 30 vite pritje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Në festë shihen edhe tifozëve e Liverpoolit nga Kosova, të cilët janë të parët në hapje të videos.

Tifozët e Liverpoolit nga Kosova

“Nga Kosova në Brazil, Amerikë dhe Maldive, ja si tifozët e Liverpoolit festuan fitoren e titullit në të gjithë botën”, është mbishkrimi i videos.

Vlen të theksohet se festa e tifozëve ende po vazhdon dhe ajo do të jetë edhe më e madhe pas dorëzimit të trofeut në ndeshjen e ardhshme të Reds. /Telegrafi/