Festa e titullit të Liverpoolit vazhdon ndër tifozë dhe videot kreative dhe të çmendura vazhdojnë të pushtojnë rrjetet sociale.
Faqja e njohur sportive Liverpool Echo ka publikuar një video gjatë ditës së sotme.
Aty shihen tifozët Reds nga e gjitha bota duke festuar titullin e Liverpoolit, i cili erdhi pas plot 30 vite pritje.
Në festë shihen edhe tifozëve e Liverpoolit nga Kosova, të cilët janë të parët në hapje të videos.
“Nga Kosova në Brazil, Amerikë dhe Maldive, ja si tifozët e Liverpoolit festuan fitoren e titullit në të gjithë botën”, është mbishkrimi i videos.
Vlen të theksohet se festa e tifozëve ende po vazhdon dhe ajo do të jetë edhe më e madhe pas dorëzimit të trofeut në ndeshjen e ardhshme të Reds. /Telegrafi/
From Kosovo to Brazil, America to the Maldives, here's how Liverpool fans celebrated the title win around the world ❤️ pic.twitter.com/0Gz3nH9yii
— Liverpool FC News (@LivEchoLFC) July 1, 2020