Site icon Telegrafi

Nga kjo javë vazhdojnë seancat e PSP-së

Nga dita e sotme në Gjykatën Penale duhet të vazhdojnë seancat për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Gjatë ditës së sotme seancë duhet të mbahet për lëndën ‘Titanik’ e që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Për këtë lëndë është caktuar seancë edhe ditën e mërkurë edhe të premten më 16 gusht. Këtë javë seancë në Gjykatën Penale të Shkupit duhet të mbahet edhe për rastin ‘TNT’ e që ka të bëjë më rrënimin e kompleksit ‘Kosmos’ të Fijat Canovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, seancat e PSP-së vazhdojnë pas pushimit veror dhe pasi gazeta italiane ‘La Verita’ publikoi biseda të incizuara mes Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Jordan Kamçev, për rastin ‘Haraçi’ e ku përmendet Katica Jeva dhe Lile Stefanova që e udhëheq rastin ‘Perandoria’ dhe ku i dyshuar është biznesmeni Jordan (Orce) Kamçev.

Lexo po ashtu Janeva e para do të merret në pyetje nga Ruskovska

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski tha se në pyetje do të merret Lile Stojanovska, prokurorja e PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version