Site icon Telegrafi

Nga Kina vjen lajmet për shitjen e Milanit

Lajme të rëndësishme nga Kina, në lidhje me shitjen e Milanit, sepse televizioni kombëtar i vendit aziatik, CHTV, njofton se kompania Baidu, pronë e Robin Li, ka blerë 70% të Milanit.

Kostoja e operacionit është 390 milionë euro, por Robin Li do të marrë përsipër edhe shlyerjen e gjithë borxheve që ka aktualisht klubi kuqezi.

Lexo po ashtu Mbrojtja e Milanit me dy shqiptarë

Robin Li, 47 vjeç, është njeriu i gjashtë më i pasur në Kinë, me një pasuri prej 14 miliardë dollarësh, ndërsa kompania e tij Baidu është versioni aziatik i Google.

Tani mbetet për t’u parë nëse lajmi është real dhe do të konfirmohet edhe nga Milani, që ende nuk është prononcuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për AC Milan mund t’i gjeni këtu

 

Exit mobile version