Site icon Telegrafi

Nga Kina ofertë e lartë për Mandzukic

TURIN, ITALY - DECEMBER 23: Mario Mandzukic of Juventus reacts during the serie A match between Juventus and AS Roma at the Allianz Stadium on December 23, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mario Mandzukic vihet në shënjestrën e klubeve kineze e më konkretisht në atë të Hebei Fortune.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, kjo skuadër ka bërë një ofertë për sulmuesin kroat të Juventusit që ka të bëjë me një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ideja e Hebei Fortune është që të sigurojë shërbimin e Mandzukic në janar duke qenë se sezoni i ri në Superligën kineze nis në 2 mars të vitit të ardhshëm.

Megjithatë kjo e Hebei Fortune për Mandzukic duket se do të mbetet thjesht një tentativë, pasi sulmuesi i përfaqësueses kroate ka vendosur që të qëndrojë në Itali duke e refuzuar ofertën e skuadrës që drejtohet nga Pellegrini.

Nuk është hera e parë që në Kinë tentohet blerja e Mario Mandzukic.

Sezonin e kaluar ishte Tianjin, Guoan dhe Shanghai Shenhua ishin klubet që u përpoqën të siguronin shërbimin e Mandzukic, por ai i refuzoi ofertat e tyre në mënyrë kategorike. /Top Channel/

Exit mobile version