Veterani i sportit ekstrem “parkour” ka realizuar një video, ku shihet duke bërë akrobacione në vendet më të rrezikshme.
Ky i ri përdor objekte të ndryshme të cilat i shfrytëzon për të bërë salto dhe akrobacione tjera, transmeton Telegrafi.
Sporti i “parkourit” ka fituar popullaritet në masë të madhe pas realizimit të filmave Jamakashi dhe Casino Royal. Rol të madh në promovimin e këtij sporti ka luajtur edhe videoloja “Prince of Persia”.
Ndërkaq, ky i ri shihet duke kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë, nga pema e lartë e lëvizje tjera të rrezikshme që për një gabim më të voglin kanë mundur t’i kushtojnë me jetë. /Telegrafi/