Telegrafi

Nga kënetat e thata u shfaq një “Peugeot 104”, ishte vjedhur 38 vjet më parë (Foto)

Thatësira që nxori në pah baltën në rajonin francez të Champagne ka dhënë një zbulim të papritur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nga pjesa e poshtme e kënetës u shfaq një veturë e llojit Peugeot 104 blu, e cila veturë doli të ishte vjedhur në vitin 1979!

Pas largimit të algave dhe baltës, doli se vetura kryesisht e kishte ruajtur pamjen e saj origjinale.

E poshtë mbulesës së motorit, kishte shumë gaforre që mbrojtësit gjallesave i larguan me kujdes dhe i vendosën në pellg.

Ndërkaq, siç thuhet më tej, policia duhej të punonte shumë për të gjetur pronarin e makinës.

Kjo pasi që Peugeot ishte vjedhur në një kohë kur nuk kishte një bazë të dhënash elektronike kështu që ishte e nevojshme të “kontrollonin” një grumbull letrash nga arkivi.

Dhe më në fund u zbulua nga pronari – një grua nga Reims, e cila u habit shumë nga zbulimi. /Telegrafi/