Site icon Telegrafi

Nga këmbët e deri të kraharorët pësoi djegie, u fut në ujërat termale për ta shpëtuar qenin – vajza nga SHBA-të në gjendje kritike

Një vajzë e cila pësoi djegie pasi kërceu në burimin e ujërave termale në parkun kombëtar Yellowstone në SHBA për ta shpëtuar qenin e saj, tani është në gjendje kritike shëndetësore.

20-vjeçarja, identiteti i të cilës mbetet i panjohur, të hënë kërceu në burimin e ujit me temperaturë të lartë prej rreth 90 gradë celsius. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të parkut, ajo ka pësuar djegie nga shputat e këmbëve e deri në kraharor. E qenin të cilin gjithashtu e kanë nxjerrë nga uji termal, raportohet se ka ngordhur disa minuta më pas.

Në Yellowstone ekzistojnë rreth 10.000 burime të ujit termal, ku 500 prej tyre janë gejzerë. Deri më tani në këtë park kanë humbur jetën mbi 20 persona të cilët ishin futur në këto ujëra. /Telegrafi/

Exit mobile version