Thuajse të gjithë personat publikë të cilët i hasim shpesh në ekran a skenë kanë dhëmbë të dalë nga një reklamë dentisti
Sidoqoftë, disa personazhe të njohura, si puna e Madonna-s për shembull, i pëlqejnë dhëmbët e tyre, qofshin katarosha a të ndarë në mes.
Madonna
Dhëmbët e parmë të Madonna-s janë të ndarë, porsi dhëmbët e Lauren Hutton dhe Brigitte Bardot. Ajo refuzoi t’i rregullonte dhe në këtë mënyrë, i shtyu dhe fansat e saj të përqafonin dhe t’i dashuronin tiparet që i bëjnë unikë.
Steve Buscemi
Dhëmbët e Steve Buscemi janë një ndër tiparet më që e bëjnë aktorin atë që është – përpos syve të mëdhenj sigurisht. Dentistë të shumtë janë ofruar ta ndihmojnë, por siç tha dhe ai: “Nëse më rregulloni dhëmbët, s’do më marrë më njeri në punë.”
Kate Moss
Kate Moss i ka përshkruar dhëmbët e saj si “hollakë dhe të sikletshëm,” por kjo buzëqeshje e çrregullt ka qenë gjithnjë pjesë e bukurisë së saj. S’do të ishte aq rock’n’roll po të kishte rënë pre e standardeve të bukurisë dhe t’i kishte rregulluar. Për më tepër që u hapi rrugë modeleve të tjera me dhëmbë të parregullt, si Lara Stone.
Ricky Gervais
Gervais adhuronte David Bowie dhe një ndër arsyet pse s’i kishte problem dhëmbët e tij si mos më keq ishte pikërisht ai. Kur e intervistoi Bowie-n në vitin 2003, i tha: “S’u shqetësova kurrë për dhëmbët e mi të parregullt sepse edhe ti kishe dhëmbë të parregullt. Por pastaj i bëre.”
Kirsten Dunst
Dunst pyetet vazhdimisht nëpër intervista për dhëmbët e saj, edhe pse për sytë evropianë janë thuajse perfektë. Njerëzit shqetësoheshin për dhëmbët e saj të parmë, që mesa duket, qenkan të çuditshëm. Kur ishte 20 vjeçe, i kërkuan t’i rregullonte për një rol dhe ajo u tha jo, për të vetmen arsye sepse një herë ia komplimentoi regjisorja Sofia Coppola.
Willem Dafoe
“Më kanë sugjeruar që t’i rregulloj,” thotë Dafoe në një film të shkurtër për dhëmbët e tij. “Mua më pëlqejnë hapësirat… Hapësirat tregojnë çiltërsi, mundësi, vend për të shijuar.” Filmi është vërtet i pazakontë, por ia vlen të shihet për të na kujtuar se imperfeksionet tona, na bëjmë këta që jemi. /Telegrafi/