Telegrafi

Nga Karl Anthony-Towns te Adebayo e Horton-Tucker, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar 12 sfidat e reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja pasi kanë mposhtur Washington Wizards me 13 pikë diferencë 122:109.

Fitore ka shënuar edhe Orlando Magic 118:110 ndaj Minnesota Timberwolves, derisa Atlanta Hawks ka mposhtur LA Clippers.

Lexo po ashtu James shpërthen me 50 pikë, Lakers kthehen te fitoret në NBA

Miami Heat ka triumfuar ndaj Clevaland Cavaliers, derisa Utah Jazz e Phoenix Suns kanë pësuar humbje befasuese nga San Antonio Spurs e Toronto Raptors.

NBA ka zgjedhur top 10 aksionet më të mira të mbrëmjes, ku Karl Anthony-Towns vjen me dy ngulitje, derisa ka edhe bllokada e asistime fantastike. /Telegrafi/