Telegrafi

Nga karkaleci i ngordhur doli krijesa misterioze, që nuk dihet çfarë është (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, ku shihet krijesa misterioze që del prej karkalecit të ngordhur.

Derisa dikush po thotë se është krimb, të tjerë mendojnë se mund të jetë gjarpër i vogël, shushunjë, apo edhe gjallesë jashtëtokësore, transmeton Telegrafi.

“Kurrë nuk ka parë diçka kaq të çuditshme, sikur mos të jetë nga bota jonë”, është një nga komentet e shumta.

Fakti se ndahet në dy pjesë që lëvizin të pavarura, e bën rastin edhe më të frikshëm, ngaqë duket se mund të shumohet me shpejtësi. /Telegrafi/

https://youtu.be/bcj0Srt8i6k