Site icon Telegrafi

Nga kaosi te kompozicioni kreativ: Arti anamorfik i Bernard Prasit (Foto/Video)

Duhet një tru special për të grumbulluar bërllokun në një aranzhim anamorfik që duket si kaos nga shumë kënde, por nga perspektiva e saktë si një vepër arti.

Artisti francez, Bernard Pras, është mjeshtër i këtij mediumi që nga objektet e hedhura të bëjë kryevepra.

Piktor, skulptor dhe fotograf, Pras ka kaluar 20 vite për të zotëruar këtë metodë.

Ai ia nis nga skeçet, për të krijuar linjat tredimensionale. Atëherë zbaton intuitën për të vënë objektet në vendin e duhur, intuitë kjo që është zhvilluar nga vite të tëra pune.

Puna e tij përfshin portretet e Andy Warholit, Bob Marleyt, Salvador Dalit, Vincent Van Goghut, Albert Einsteinit etj. /Telegrafi/

Exit mobile version