Kosova një ditë më parë ka shënuar 14 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në vend janë mbajtur një mori aktivitetesh.
Në Kosovë është mbajtur seancë solemne, janë bërë homazhe e Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me Policinë kanë parakaluar në sheshin e Prishtinës.
Në këtë përvjetor vendi ka marr urime të shumta nga liderë botëror, presidenti amerikan, Joe Biden, ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R, nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella etj.
E përveç këtyre urimeve, disa shtete kanë përshëndetur dhe mbështetur Kosovën edhe me mesazhe nga kryeqytetet e tyre, duke vendosur flamurin e Kosovës.
Në Kanada, në Pakistan, Dubai, Kroaci etj, është vendosur flamuri i Kosovës ose shatërvanët janë zbukuruar me ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës. /Telegrafi/
‘LONG LIVE KOSOVO’
Video message from Lahore, the capital of the Pakistani province of Punjab, on the occasion of the Independence Day of the Republic of Kosovo.
Thank you for your continued support, #Pakistan! ???? pic.twitter.com/DxxZMFRgzw
— Kosovo Embassy Ankara (@KosovoInAnkara) February 18, 2022
#Zagreb fountains tonight. Happy independence day ?? pic.twitter.com/Zfp7R4Q5Cx
— Danijela Barisic (@danijelabarisic) February 17, 2022