Site icon Telegrafi

Nga Kabineti i zv.kryeministri Angjushev përgënjeshtrojnë informatën në lidhje me instalimin e kalorimetrave në objekte

Vendosja e mjeteve matëse – kalorimetrave nuk është i detyrueshëm në objektet të cilët veçmë janë të kyçur në rrjetin distributiv, gjegjësisht ajo është e lënë në zgjidhje të vetë përdoruesve dhe me vetë këtë nuk do të ketë asnjë harxhim shtesë për përdoruesit aktual, thuhet nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Në lidhje me dilemat e publikut për Propozim-ligjin për energjetikë, nga Kabineti i zv.kryeministrit sqarojnë se instalimi i kalorimetrave është i detyrueshëm për çdo objekt të ri për të cilin është filluar procedurë për miratim të ndërtimit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Me qëllim të informimit të vërtetë të qytetarëve dhendalim të dezinformatave, nga Kabineti i Angjushev rekomandojnë që ekspertët të japin informata precize, të sakta dhe të vërteta për pjesët e Propozim Ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version