Nga Zyra e Presidentit mohojnë se Robert Todoroski nga Prilepi, i cili në rrjetet sociale e kërcënoi liderin e OBRM-PDUKM-së, ka marrë mirënjohje nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, përcjellë Telegrafi.
Lidhur me pretendimet për mirënjohjen e lëshuar nga presidenti Stevo Pendarovski për Robert Todoroski, kryetar i RHO Zdrujeni Srca – Prilep, ju informojmë se një dokument i tillë nuk është dorëzuar nga presidenti Pendarovski, apo nga Kabineti i Presidentit, thonë nga kabineti i Pendarovskit.
Për momentin jemi në pritje të përgjigjeve nëse dhe çfarë masash do të merren ndaj personit për keqpërdorim të emrit dhe institucionit të Presidentit, sepse e rreme apo jo, një pllakë e tillë ekziston dhe “Djaloshi” mburret për këtë:
Mëngjesin e sotëm OBRM-PDUKM është përgjigjur se edhe pas 24 orësh LSDM-ja apo Pendarovski nuk janë shkëputur nga personi i cili po kërcënon jetën e liderit të partisë Hristijan Mickoski dhe fëmijëve të tij në rrjetet sociale.
As MPB-ja nuk reagon ndaj kërcënimeve të tilla, të cilat janë shprehje e frikës dhe pafuqisë së pushtetit dhe as SDS-ja nuk i dënon aktet e tilla kur fëmijët e mitur janë të përfshirë në politikë, thonë ata. /Telegrafi/