Telegrafi

Nga Jeff Green te Terence Davis, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar katër sfida në xhiron e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Ndeshje interesante janë zhvilluar, ku nuk kanë munguar edhe befasitë siç ishte ajo e Minnesota Timberwolves që mposhti Golden State Warriors me 20 pikë diferencë 119:99.

Phoenix Suns ka triumfuar në udhëtim te Detroit Pistons, derisa si mysafirë fituan edhe Utah Jazz ndaj Denver Nuggets si dhe Houston Rockets përballë Sacramento Kings.

NBA ka zgjedhur edhe top pesë aksionet më të mira të kësaj xhiro, ku me ngulitje fantastike vijnë Jeff Green e Terence Davis. /Telegrafi/