Telegrafi

Nga Jeff Green te Kevin Porter e Donovan Mitchell, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së re në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Toronto Raptors ka arritur fitore befasuese në udhëtim te Philadelphia 76ers, derisa fitore ka marrë edhe Phoenix Suns në udhëtim te Sacramento Kings.

NBA ka zgjedhur edhe aksionet më të mira të mbrëmjes, ku ka asistime, bllokada e ngulitje fantastike.

Lexo po ashtu Toronto shkakton befasi, triumfon në udhëtim te Philadelphia

Jeff Green e Kevin Porter vijnë me ngulitje fantastike, njësoj si Donovan Mitchell i Utah Jazz.

Keldon Johnson ka zënë vendin e dytë me pikët vendimtare të Spurs ndaj Warriors, derisa Oshae Brissett ka marrë vendin e parë me një ngulitje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/