Site icon Telegrafi

Nga java tjetër nisin gërmimet për të pagjeturit në Kizhevak të Serbisë

Javën e ardhshme, më 23 mars, pritet të rinisin gërmimet në Kizhevak të Serbisë.

Ibrahim Makolli, i cili para disa javësh është emëruar në krye të delegacionit kosovar për bisedime për personat e zhdukur, e ka konfirmuar rifillimin e gjurmimeve megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

“Është proces i cili do të vazhdojë. Ende nuk i dimë detajet se si do të zhvillohet. Por për këtë çështje do t’ ju lajmërojmë me kohë”, ka thënë Makolli.

Pala serbe dhe pala kosovare për këtë çështje do të takohen në Beograd më datën 25 të këtij muaji.

Foto:Arkiv

Exit mobile version