Rruga “Ukshin Hoti”, e cila për momentin shërben vetëm për një kahje për kalimin e veturave, nga java e ardhshme do të jetë dykahore.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim do të hyjë në fuqi nga e marta e javës së ardhshme.
“Nga e marta, 21.11.2023, rruga ‘Ukshin Hoti’ do të bëhet rrugë dy kahore. Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën ‘Robert Doll’ deri në udhëkryqin me rrugën ‘Bekim Fehmiu’ “, thuhet në postim. /Telegrafi/