Telegrafi

Nga Jalen Green te Murphy e Westbrook, top aksionet në NBA

Janë zhvilluar 12 sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Nuk kanë munguar rezultatet befasuese e as spektakli në palestrat amerikane.

Kanali zyrtar i NBA në YouTube si gjithmonë ka publikuar top 10 aksionet më të mira të mbrëmjes.

James Harden e LeBron James vijnë me asistime fantastike, derisa Jalen Green i Houston Rockets e Murphy III i Pelicans me ngulitje të jashtëzakonshme.

E vendin e parë e zë Rusell Westbrook me një trepikësh vendimtar në sfidën ndaj Torontos. /Telegrafi/