Telegrafi

Nga Italia në Shqipëri arrijnë 400 faqe tjera me përgjime për Dosjen Habilaj dhe “Tahiri”

Dy dosje me më shumë se 400 faqe kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Shqipërisë, lidhur me dosjen ‘Habilaj’. Siç mësohet, në këto dosje ka fakte të reja për përgjimet e autoriteteve italiane për veprimtarinë grupit të trafikut të drogës të ‘Habiljave’.

Po ashtu bëhet e ditur se në dosjet e ardhur del si implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Materialet kanë ardhur pas letër-porosisë që Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar për autoritetet në Katania.

Vetëm pak ditë më parë në një aksion të policisë italiane u bë i mundur arrestimi i tre shqiptarëve, ku mes tyre ishte edhe Moisi Habilaj, si kreu i një grupi trafikantësh.

Po ashtu, në përgjime përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahrit, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij.