Që kur e kishte mposhtur Interin me 27 dhjetor të vitit të shkuar në Kupën e Italisë, Milani vazhdon ‘fluturimin’, ndërsa në 12 ndeshje ka marr nëntë fitore dhe tri barazime.
Por fitorja në Roma ishte më e ëmbla duke e konfirmuar momentin e mirë.
Tani kuqezinjtë janë rikthyer në garë për Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe vazhdon të mbetet në garë në Ligën e Evropës.
Por duke filluar nga mesjava deri me 15 mars, në tri garat ka ndeshje vendimtare.
Gjithçka nis të mërkurën në mbrëmje, kur e luan ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë, në ‘Olimpico’ ndaj Lazios.
Ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola dhe të mërkurën do të vendoset se kush do të shkojë në finale.
Të dielën pastaj vjen ndeshja me Interin në ‘Derbin e Madonnina’, ku një fitore e afron në katër pikë me zikaltërit, dhe seriozisht në garë.
Pastaj ndeshjet vendimtare me 8 dhe 15 mars ndaj Arsenalit.
Nëse Milani në këtë përballje fiton, atëherë do të jetë konkurrent i fortë edhe në këtë garë. /Telegrafi/