Burime pranë Interi kanë thanë për agjencinë e lajmeve ANSA se siç qëndrojnë gjërat, projekti i Superligës Evropiane nuk konsiderohet më se është me interes.
Nerazzurrët kishin qenë një nga tre klubet italiane që nënshkruan së bashku me Juventusin dhe Milanin pjesëmarrjes në Superligën e Evroëps, por tani thuhet se gjërat kanë ndryshuar.
“Ndërsa gjërat qëndrojnë, projekti i Superligës nuk konsiderohet më se është me interes për Interin”, kanë thanë burime të klubit për agjencinë e lajmeve ANSA.
Kjo pason raportet nga mediumi The Athletic, ku thuhet se edhe Milani është gjithashtu i gatshëm të tërhiqet nga gara.
Projekti tashmë po bie dështon, pasi të gjashtë klubet anglezet – Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham – u tërhoqën zyrtarisht të martën në mbrëmje.
Real Madridi dhe Atletico Madridi ende duket se janë të përkushtuar për ta themeluar Superligën Evropiane, ndërsa Barcelona ka një klauzolë që i lejon ata të tërhiqen nëse asambleja e bashkëpunëtorëve nuk voton në favor të saj. /Telegrafi/
🚨 Inter Milan have just announced: “We’re no longer interested in this project." [@FabrizioRomano] #SuperLeague pic.twitter.com/aULFQSAsxM
— RouteOneFootball (@Route1futbol) April 20, 2021