Telegrafi

Nga Ingram te Jalen Green e Miles Bridges, top aksionet në NBA

Janë zhvilluar 10 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje të thellë para tifozëve të vet me rezultat 95:123 nga New Orleans Pelicans.

Detroit Pistons kanë befasuar Charlotte Hornets duke e mposhtur pas vazhdimeve 126:127, derisa fitore me një pikë diferencë ka marrë edhe Clippers në udhëtim te Rockets.

NBA ka publikuar aksionet më të mira të xhiros, ku nuk munguar ngulitjet dhe bllokadat fantastike.

Brandon Ingram, Jalen Green, Miles Bridges e Joel Embiid vijnë në top aksione me disa ngulitje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/