Honda, si shumë prodhues të tjerë, po përpiqet të kalojë valën e elektrifikimit të veturave, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të mbajë një bazë të shoferëve besnikë. Megjithatë, ky nuk është një veprim i lehtë, transmeton Telegrafi.
Kreu i zhvillimit të automjeteve të Honda, Toshihiro Akiva shpjegoi problemin me prodhimin e një “Honda EV argëtuese”, transmeton Telegrafi.
“Bateritë dhe motorët kanë karakteristika të ndryshme, kështu që ne nuk mund t’i bëjmë ato të jenë si më parë”, tha Akiva.
“Ne duhet të kuptojmë se si ta bëjmë një EV argëtuese për të vozitur. Ne nuk jemi dorëzuar, sigurisht, por nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë, ka të bëjë me tingullin, dridhjet, nxitimin dhe gjithë përvojën. Të gjitha e bën një gëzim për të vozitur”, shtoi ai.
Honda deri më tani ka prezantuar dy modele nga seria EV 0, dhe është planifikuar që të jenë shtatë të tilla dhe që të gjitha të bazohen në të njëjtën platformë.
Nuk dihet se sa larg do të shkojë për sa i përket performancës, por aktualisht më e forta e mundshme është 480 kuaj fuqi kur bëhet fjalë për sistemin me motor elektrik të dyfishtë, që është shumë më tepër se çdo veturë Honda.
Në përgjithësi, deri në fund të dekadës, Honda duhet të prezantojë veturën e saj të parë elektrike sportive – do të jetë modeli luksoz Honda Acura NSX i gjeneratës së tretë, dhe premiera është planifikuar më së voni për vitin 2028. /Telegrafi/