Telegrafi

Nga gomat e vjetra, Michelin prodhon rripat e orës së veçantë

Kompanitë Michelin dhe Bamford London kanë prodhuar së bashku 133 njësi të orës së veçantë, që do të përmbajë goma të ricikluara.

Michelin ndoshta është emri më i madh kur bëhet fjalë për zhvillimin e gomave, që furnizon disa prej veturat më të shpejta në botë – përfshirë Porsche 911 GT3, transmeton Telegrafi.

Përveç që bën përzierjen më të mirë të gomave, Michelin gjithashtu kërkon mënyra të ndryshme për të zvogëluar ndotjen e ambientit.

Tani në Francë kompanitë duan të përdorin mbetjet dhe nga to të prodhojnë një model të kufizuar të orës, që ka rripat e punuar nga gomat e ricikluara Pilot Sport.

Në bashkëpunim me kompaninë Bamford London do të prodhohen vetëm 133 njësi të orës, ku nga një orë do të jetë për çdo vit të ekzistencës së Michelin, që u themelua në vitin 1889.

Ora quhet Michelin x Bamford B347 Pilot Sport, që është i bazuar në orën standarde zvicerane Bamford B347 që treg arriti vitin e kaluar.

Ky version i veçantë i orës do të prodhohet nga materiale të ndryshme e kornizën do ta ketë 41.5 mm dhe do të punohet nga karboni. Brenda do ta ketë mekanizmin automatik Sellit SW510.

Një orë e tillë do të kushtojë 2.900 euro. /Telegrafi/