Site icon Telegrafi

Nga gjysmë-fusha e skuadrës së tij, Ismaila Sarr hedh kandidaturën për golin e vitit

Ismaila Sarr shënoi një gol të jashtëzakonshëm për Watfordin kundër West Brom nga gjysma e fushës së tyre në “Hawthorns”.

Në ndeshjen e Championshipit të së hënës në mbrëmje, lojtari i dha ekipit mysafir një epërsi të hershme me një gjuajtje magjike në minutën e 12-të.

West Brom e kishte nisur mirë ndeshjen dhe kishte futur në veprim edhe portierin Daniel Bachmann në disa raste, duke bërë disa pritje vendimtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ismaila Sarr

Megjithatë, absolutisht nga askund, Sarr i dha epërsinë Watford.

Ai bëri një prekje, ngriti sytë dhe pa David Button jashtë vijës së portës.

Të kesh të menduarit e shpejtë për të tentuar të shënosh nga gjysma e fushës së skuadrës së tij, është diçka e çmendur.

Por, Sarr bëri pikërisht këtë dhe ai e çoi topin mbi Button dhe në pjesën e pasme të rrjetës.

Padyshim se ky gol të do jetë pjesë e listës për çmimin e golit të vitit apo siç njihet ndryshe “Puskas Award”. /Telegrafi/

Exit mobile version