Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Lulzim Kabashi, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vet Kabashi duke shtuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, ku pres do të paraqitem me 24 shtator”.
“Qëndrimi im është i qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër. Pastërtinë e luftës së UÇK-së nuk mundet askush ta mohojë ose tjetërsojë”.
Kujtojmë se Lulzim Kabashi renditet i 53-të në listën e AAK-së për deputet të Kosovës.