Telegrafi

Nga gjuajtja e lirë, Ibrahimovic e lë të shtangur Rui Patricion e Romës

Milani ka kaluar në epërsi ndaj Romës në derbin që po luhet në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Kishin kaluar 25 minuta lojë dhe Rossonerët fituan një gjuajtje të lirë.

Afër topit, nuk mund të ishte dikush tjetër pos Zlatan Ibrahimovicit që nga ajo pjesë lëshon goditje të fuqishme.

Dhe, sulmuesi suedez ashtu bëri, duke e lënë të shtangur në minutën e 26-të Rui Patricion, që nuk arriti as ta parashikonte se ku mund të përfundonte topi.

Ibra gjuajti poshtë murit mbrojtës, derisa ky ishte goli i tretë deri më tani në këtë edicion, e që ka edhe një asistim. /Telegrafi/