Telegrafi

Nga Giannis Antetokounmpo te Jalen Green e Randle, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar 12 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Si gjithmonë nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe derbi, por edhe rezultatet befasuese.

Kanali zyrtar i NBA në YouTube, ka publikuar edhe aksionet më të mira të mbrëmjes në sfidat që janë zhvilluar.

Asistime të mrekullueshme, ngulitje, bllokada e shënimet vendimtare janë disa nga aksionet më të mira në NBA.

Lexo po ashtu Brooklyn Nets ndalen në shtëpi, mposhten nga Dallas Mavericks

Giannis Antetokounmpo vjen me një ngulitje fantastike, derisa njëjtë kanë vepruar edhe Jalen Green i Houston Rockets dhe Julius Randle i New York Knicks.

Vendi i parë i takon Spencer Dinwiddie me tre pikëshin e shënuar në sekondën e fundit duke i dhuruar fitoren Dallas Mavericks ndaj ish-skuadrës së tij Brooklyn Nets. /Telegrafi/