Pasi që parku i Gërmisë konsiderohet si zona më e rëndësishme e Prishtinës dhe duke e pasur parasysh numrin e shumtë të vizitorëve në këtë park, atëherë investimi i duhur ishte i domosdoshëm në hapësirat rekreative dhe në të gjitha vendet ku qytetarët i kalojnë momentet më të mira me familje.
Mungesa e shtëpizave të mjaftueshme të drurit dhe dëmtimi i atyre ekzistuese, e shtyri korporatën kroate Podravka që të investojë në riparimin e të gjitha këtyre shtëpizave, krijimin e disave krejtësisht të reja, si dhe në riparimin e ulëseve të cilave u është dhënë edhe një identitet i ri vizuel.
Investime të tilla janë të mirëseardhura për Komunën e Prishtinës dhe për të gjithë qytetarët e Prishtinës të cilët tashmë do të mund t’i kalojnë vikendet në Gërmi në më shumë hapësira të rregulluara.