Telegrafi

Nga Game of Thrones drejt në Prishtinë

Regjisori tregon se do ta sjellin në Kosovë edhe filmin e ri – “Dont fuck around with love”.

Alex dhe Sergi janë çift me qindra probleme. Ata provojnë të gjejnë balancën në lidhjen e tyre. Largësia do ta tregojë nëse çifti mbijeton ose jo, por distanca fizike i vë në stres të dytë.

Natalia Tena dhe David Verdaguer janë dy aktorët kryesorë në filmin “10.000km”, film amerikano-spanjoll me regjisor Carlos Marques-Marcet. Filmi mbrëmë erdhi në Prishtina International Film Festival, ndërsa në kryeqytet janë edhe aktori kryesor dhe regjisori.

“Filmi menduam se fillimisht do të ishte më i mirë për femra, por në Amerikë na treguan se janë më shumë meshkujt ata që e gjejnë veten në të” tregon regjisori. Ekipi në fjalë ka punuar bashkë edhe në filma të tjerë.

Aktori Verdaguer ka vizituar këtyre ditëve Pejën dhe Rugovën. Ai tregon se ka qenë eksperiencë e mirë të luash në një film që në fillim mund të tingëllojë klishe, por ka më shumë sesa veç dashuri brenda.

“Ishte eksperiencë e mirë dhe më është dashur të jap maksimumin në film. Unë e dua Natalian, aktoren përkrah meje por edhe roli më pëlqeu shumë. Për më tepër filmi flet edhe për përdorimin e teknologjisë tek çiftet e reja, e që në rastin tonë del të jetë sfidë e madhe” tregon për KultPlus aktori i filmit “10.000km”.

10.000km e çon ngjarjen në Los Angeles, fillimisht në Barcelonë. Filmi u dha premierë në SXSË në vitin 2014-të dhe morri çmimin për aktrimin më të mirë të dyshes në fjalë.

Natalia Tena, aktorja kryesore, nuk është në Prishtinë. Atë më shumë e njohim si Osha nga seritë e reja të Game Of Thrones.

“Natalia ka lindur në Londër dhe është komplet një londineze, por na ka ndihmuar shumë në realizimin e filmit. Deri në momentin e fundit e patëm një tjetër aktore por më pas shkuam për Natalian e cila na ka bërë krenarë që ka pranuar të jetë pjesë e filmit” tregon regjisori Marques-Marcet.
Regjisori tregon se do ta sjellin në Kosovë edhe filmin e ri – “Dont fuck around with love”.

“Është film në gjuhën amerikane që po ashtu do të flasë mbi dashurinë dhe do të ketë po këta dy aktorë, Natalian dhe David. Ngjarja zhvillohet pjesërisht në Londër e pjesërisht në Spanjë, me një fëmijë që vjen si imponim i një martese” ka treguar pak regjisori.

PriFilmFest në anën tjetër sot mbyllë edicionin e tij të tetë, me ndarjen e çmimeve për realizimet më të mira filmike.