Zëvendës presidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu këmbëngul se ata nuk presin të humbasin Victor Osimhen në janar.
Pas nënshkrimit për Galatën nga Napoli muajin e kaluar, kontrata e nigerianit thuhet se ka një klauzolë blerjeje prej 70 milionë euro për merkaton e janarit.
Sulmuesi afrikan tashmë po lidhet me Chelsean dhe Juventusin, me Blutë që i prijnë garës.
Por Hatipoglu këmbëngul: “Nuk ka asnjë shans që Osimhen të largohet nga skuadra në janar. Në fakt, ne po planifikojmë që ai të luajë edhe sezonin e ardhshëm”.
“Osimhen do të mbetet lojtar i Galatasaray deri në qershor. Të flasësh për këto gjëra shërben vetëm për ndryshim vëmendjen mediatike dhe prishin kënaqësinë e shikimit të Osimhenit duke luajtur”.
“Lojtari tregon lidhjen e tij me Galatasarayn në çdo ndeshje. Njerëzit luajnë aty ku janë të lumtur. Ai ka një kontratë me ne deri në fund të sezonit. Ai është shumë i lumtur që është te Galatasaray.
Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë se si të vazhdojmë me Osimhen në sezonet e ardhshme. Nuk ka kuptim të diskutojmë nëse ai do të largohet gjatë pushimit të messezonit”, vazhdoi më tej Hatipoglu. /Telegrafi/