Të paktën gjashtë persona kanë vdekur kur një anije pasagjerësh u fundos në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, thonë zyrtarët.
Ata thonë se 133 persona u shpëtuan, por 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit popullor turistik të Guatapé.
Kishte rreth 170 persona në bord. Dëshmitari Juan Quiroz i tha BBC –së se varka u mbyt në më pak se pesë minuta, raporton KP. Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi.
Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit janë bashkuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.