Telegrafi

Nga frutat natyrale të Costa Rika-s, Hipp sjellë ushqim bio për foshnjat (Video)

Një prej faktorëve kryesor për zhvillimin e foshnjave është padyshimtin ushqimi i shëndetshëm.

A keni menduar ndonjëherë nëse po i ushqeni foshnjat me ushqime organike ose çka përmbajnë dhe si prodhohen ato?!

Duke marrë parasysh shëndetin dhe nevojat e fëmijëve të vegjël Hipp me mbi 40 vite përvojë në prodhimtarinë e ushqimit organik vazhdon të jetë një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare, e cila i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla në prodhimin e produkteve natyrale pa asnjë substancë kimike.

Plantacioni kryesor i kultivimit të frutave të Hipp është në jug të Kosta Rika-s në rezervatin e madh indian të quajtur Talamanca vend ideal për të siguruar cilësinë më të lartë të mundshme.

Talamanca njihet për pasuritë natyrore, ambient tropikal të rrethuar nga pemë gjigante  dhe fruta të tilla si banane, arrë kokosi dhe një shumëllojshmëri të frutave të tjera tropikale.

Kjo kulturë e përzier ekologjike bën që plantacionet ku rriten frutat të kenë një ambient të përshtatshëm dhe plotësisht natyral. Kushtet klimatike janë ideale, struktura e fermave dhe rritja e bananeve me metoda natyrale bëhet pa përdorimin e preparateve kimike por vetëm në kushtet e natyrës.

Rritja e frutave bëhet pa mjete plehërimi, në ajër të freskët dhe vjelja bëhet me dorë pa përdorimin e asnjë makinerie.

Rëndësi e madhe i kushtohet edhe cilësisë së tokës sepse vetëm me një përmbajtje të shëndetshme të tokës mund të prodhohen fruta të shëndetshme, ku mjetet spërkatëse kimike-sintetike janë plotësisht të ndaluara.

Direkt nga plantacionet e xhunglës së paprekur të Costa Rika-s, Hipp sjellë produktet e frutave me shije fantastike vetëm për më të dashurit fëmijët tanë.

Më poshtë gjeni një video se si kultivohen veçanërisht bananet e produkteve HiPP.