Telegrafi

Nga frika se do t’ju vidhen, pronarët e Land Roverave në Londër po i lidhin me zinxhirë nëpër pemë

Pronarët e veturave Land Rover kanë ndërmarrë masa ekstreme për të mbrojtur veturat e tyre të shtrenjta nga hajnat, që po ‘kërdinë’ nëpër Londër.

Shoferët e brengosur tashmë kanë filluar t’i lidhin automjetet e tyre me zinxhirë nëpër pemë, që të shmangin vjedhjen – ku hajnat po përdorin metoda të avancuar për t’i marrë pa përdorur kurrfarë çelësi, transmeton Telegrafi.

Një video e postuar në rrjetet sociale, shfaq Land Roverin e parkuar në një lagje të Londër ku vetura ishte e lidhur me zinxhirë në një pemë.

Madje zinxhiri ishte i përmasave gjigante, me qëllim që t’ia vështirësojë punën hajnave potencialë që ia mësyjnë kësaj veture.

Në fillim të këtij viti, në Britani të Madhe kjo veturë është cilësuar si vetura më e vjedhur nga hajnat. /Telegrafi/

@reallifebants Just Another Day In London 🤣😂😂😩😩🤦🏼‍♂️🤦🏼‍♂️🤦🏼‍♂️🤷🏼‍♂️🤷🏼‍♂️🤷🏼‍♂️😂😂😂 #viral #fyp ♬ original sound – RealLifeBants🫵🏼