Site icon Telegrafi

Nga frika se do të mbesin pa të gjatë qëndrimit në shtëpi nga coronavirusi, amerikanët blejnë në sasi të mëdha marihuanë

Kërkesat për t’u furnizuar me marihuanë në SHBA janë rritur, kjo për faktin se qytetarët do të detyrohen të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Kompanitë që merren me shitjen e kanabisit këtë javë kanë shënuar rritje në shitje, sepse konsumuesit janë duke u munduar të kenë rezerva gjatë periudhës sa qëndrojnë të mbyllur dyqanet në tërë SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të javës së kaluar, në Kaliforni dhe Washington shitja e marihuanës është rritur për më shumë se 50 për qind, kurse pritet të ketë rritje të shitjes edhe në vendet e tjera të SHBA-ve.

Në Kaliforni dhe New York dyqanet me kanabis janë mbyllur, sikurse shumë lokale që nuk konsiderohen si nevojë urgjente për qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version