Telegrafi

Nga frika se mund të përhapet coronavirusi, nuk e lejuan ta vizitojë të ëmën në shtëpinë e pleqve – amerikani mban koncert para objektit

Nga frika se mund të përhapet coronavirusi, nuk e lejuan ta vizitojë të ëmën në shtëpinë e pleqve – amerikan mban koncert para objektit

Kur autoritetet amerikane vendosën të mbyllin shumë objekte në luftën për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit, një lajm i tillë e kishte goditur thellë në zemër një burrë në Brentwood të SHBA-ve.

David DeLoach kishte shkuar për ta vizituar të ëmën në shtëpinë e pleqve, por menaxhmenti nuk e kishin lejuar nga frika e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ai ishte i vendosur për ta parë të ëmën, kështu mendoi një ide kreative që do t’i ndihmonte ta shihte.

Pasi që ajo kishte dhomën me tarracë me pamje nga rrugas kryesore dhe kjo vetëm sa e ndihmonte atë të realizonte një koncert privat, David mori kitarën dhe filloi t’i këndojë të moshuarve këngën e njohur “Somewhere Over the Rainbow”.

Dhe duket se tingujt e tij vetëm sa i bënë për vete edhe të tjerët në këtë shtëpi, të cilët dolën nëpër tarraca për ta duartrokitur dhe dëgjuar këngët që ai i ekzekutonte.

“Jam munduar t’i inkurajoj dhe t’ju them se janë të rëndësishëm për shoqërinë dhe nuk i kemi harruar”, ka thënë DeLoach, e ëma e të cilit dukej e gëzuar për prezencën e tij. /Telegrafi/