Site icon Telegrafi

Nga frika se mund të infektohen me coronavirus, berberët përdorin mjete të ndryshme dhe furça të gjata

Berberet kineze kanë gjetur një mënyrë “gjeniale” për të prerë flokët e klientëve të tyre, ndërsa mbajnë një distancë të sigurt mes nga frika e coronavirusit – duke përdorur mjete shtesë të gjata dhe shkopinjve që të mos kenë kontakt me klientët.

Berberët, të veshur me maska ​​mbrojtëse, kapen në videot duke mbajtur shufra dhe furça të gjata dhe tharëse flokësh, transmeton Telegrafi.

“Kjo është për sigurinë tonë dhe të klientëve”, tha Wu Junlong, një pronar i një lokali nga provinca Henan e Kinës qendrore, për shtypin vendor.

Një stilist tjetër, Ai Bing, ngarkoi pamjet e kolegëve të tij se si ata kujdeseshin për flokët e klientit, po ashtu edhe duke mbajtur distancë që të ruhen nga coronavirusi, në një sallon në Luzhou, provinca Sichuan e Kinës jug-perëndimore.

“Megjithëse karantina tashmë ka mbaruar, ne ende duhet të mbajmë ca distancë për të qëndruar të sigurt”, shkroi ai në një postim në TikTok. Videoja ka grumbulluar më shumë se një milion pëlqime. /Telegrafi/

Exit mobile version