Site icon Telegrafi

Nga frika prej refugjatëve, grekët po armatosen në mënyrë masive

Një peshkop grek ka deklaruar se qytetarët janë duke blerë armë, nga frika e 50 mijë refugjatëve të frustruar që kanë mbetur të mbyllur në Greqi.

Fragkiskos Papamanolis ka thënë se rritja e shitjes së armëve të zjarrit është alarmuese.

“Situata nuk është e qetë dhe nuk di si të do zhvillohet. Gjëja më e keqe është se njerëzit kanë filluar të pajisen me armë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “E kam shikuar një raport në televizor, ku një shitës i armëve të gjuetisë ka thënë se ka shitur për një muaj më shumë se sasia e zakonshme për tërë vitin”.

Papamanolis, që ka thënë se “e kupton shqetësimin e vendasve”, por shton se i dhimbsen refugjatët të cilët kanë mbetur në Greqi, pasi janë mbyllur të ashtuquajturat rrugë Ballkanike.

“Refugjatët e kanë me të drejtë: ata nuk mund të tolerojnë presionin johuman që u bëhet nëpër qendrat për refugjatë. Qytetarët e zakonshëm e kanë mirë, sepse po frikësohen nga refugjatët të cilët në raste të shpeshta janë sjellë dhunshëm dhe kanë kanosur sigurinë”, ka përfunduar peshkopi. /Telegrafi/

Exit mobile version